‘Diktatura’ e Florentino Perez; Mandati i tretë në krye të Realit të Madridit

Florentino Perez duket se ka vendosur diktaturën e tij te Reali i Madridit. Ditën e hënë do të zyrtarizohet rizgjedhja e tij në krye të Realit të Madridit pasi 70 vjeçari fitoi mandatin e tij të tretë që do të mbyllet në vitin 2021. Këtë radhë Florentino Perez nuk kishte asnjë kundërshtar që të rivalizonte në zgjedhjet e fundjavës në klubin madrilen. Kjo ndodhi edhe për shkak të ndryshimeve të bëra në rregulloren e klubit në 2012 në lidhje me aspirantët për t’u bërë presidentë të një prej klubeve më prestigjioze në botë. Sipas rregullave të reja, ata që synojnë postin e kreut të Realit të Madrdit duhet që jo vetëm të jenë pjesë e këtij klubi prej 20 vitesh, por të kenë në llogaritë bankare personale pasuri prej të paktën 75 milionë Eurosh; kritere këto që duket se askush nuk i përmbush plotësisht.

sfidanti.al