Shakaja ‘makabër’ e Raul Albiol; futbollisti ‘pret’ kokën e tij në plazh

Raul Albiol, ashtu sikurse edhe shumë kolegë të tij, ka nisur pushimet pas një sezoni të gjatë.  Mbrojtësi 31 vjecar spanjoll  argëtohet në plazh duke bërë një shaka që mund të përkufizohet vërtet makabre, foton e së cilës e publikoi edhe në profilin e tij në Instagram. Në këtë foto shfaqej trupi i një miku të Albiol që e kishte mbuluar fytyrën me rërë dhe në afërsti të duarve të tij ishte vetë fubollisti që ishte mbuluar trupin me rërë duke lënë të dukshme vetëm kokën duke krijuar një imazh vërtet ‘të frikshëm’. Një shaka kjo që shkaktoi një ndarje të tifozëve, pasi një pjesë e tyre e përshëndetën këtë ide të lojtarit, ndërsa të tjerët e kritikuan për këtë ide.

sfidanti.al