Lionel Messi së fundmi është vënë në qendër të polemikave për shkak të shpenzimeve të kryera në festime gjatë pushimeve në Ibiza së bashku me Luis Suarez e Cesc Fabregas e bashkëshortet e tyre. Gjithcka nisi nga një faturë e publikuar në rrjetet sociale nga një prej punonjësve të një lokali në Ibiza, sipas së cilës Messi kishte shpenzuar 37 mijë Euro në pije e ushqim. Sipas faturës së publikuar rezultonte se ishin blerë 27 pizza e 41 shishe shampanje Dom Perignon, dicka që nuk rakordonte që nga fillimi i kësaj historie duke parë se nuk ishin të njëjtët njerëz në sfondin e fotos së Suarez me ata në foton e Messit e Fabregas. Vetë Messi përgënjeshtroi këtë ‘informacion’ duke bërë komentin e tij te profili i autorit të këtij ‘lajmi’, Juez Central, që e fshiu këtë postim, ndërkohë që më vonë kërkoi ndjesë . ‘Hahahaha cfarë mënyrë për të folur, si i sajojnë gjërat dhe më e bukura është që njerëzit i besojnë-shkruhet në komentin e Lionel Messit.
sfidanti.al