Ja një tjetër telefonatë, Verrati, PSG-së: Nuk kthehem më në Paris!

Është verë dhe është kohë telefonatash. Celularët e prokuratorëve, trajnerëve, drejtorëve sportivë dhe madje edhe futbollistëve nuk reshtin së tingëlluari. “Cingërrin” edhe ai i Marko Verratit, por ka zile edhe tek numrat që ai i merr. Mesfushori italian mësohet se ka bërë një telefonatë-ultimatum tek Paris SG duke informuar klubin francez se nuk ka ndërmend të kthehet në Francë. “Nuk vij më në Paris, – janë fjalët e 24-vjeçarit nga Peskara, – peridha ime tek PSG-ja përfundoi dhe dua të luaj me Mesin e të fitoj trofe”.

Klubi është përgjigjur me një kundërultimatum, duke thënë se nuk ka ndërmend ta lejojë të largohet, ndërsa mesfushori ka ende kontratë në “Park dë Prinses”. Gjithsesi, presidenti Al Helaifi dhe drejtuesi sportiv, Patrik Kluivert, po mendojnë ta bindin duke i rritur rrogën. Barcelona, ndërkaq, është gati dhe besohet se nuk do të ngurronte të paguante 100 milionë euro për ta marrë “pasardhësin e Andres Iniestës”.

Sfidanti.al