Pas Teutës, Partizani mposht edhe Laçin duke gjetur tri pikët e radhës në kampionat, të cilat e largojnë për momentin nga vendi i fundit në klasifikim. Heroi i ndeshjes ishte Sebastjan Spahiu, i cili shënoi golin e vetëm të të gjithë duelit në të 19’. 27-vjeçari shënoi nga pika e bardhë dhe “festoi” duke i kërkuar falje ish-tifozëve të tij. Përpara se të transferohej në Rrogozhinë ai ka veshur ngjyrat e Laçit në sezonit 2023-2024, aty ku edhe karriera e tij fitoi tjetër peshë. Tri pikët ishin jetike për Partizanin pasi tashmë ka lënë vendin e fundit në klasifikim me dhjetë pikët e grumbulluara, një më shumë se Vllaznia, e cila luan ndeshjen e saj sot pasdite. Në pozita të vështira zbret Laçi me 11 pikë falë të cilave mban vendin e tetë.
Tirana është rikthyer te fitorja falë një super ndeshjeje të Bekajt dhe një asksioni perfekt të përgatitur nga Xhixha dhe të finalizuar nga Daci në të 87′. Ndeshja e zhvilluar në “Selman Stërmasi” u vendos nga një gol i shënuar në të 87’, por gjatë të gjithë 90’ ishin portierët ata që u morën skenën lojtarëve të tjerë në fushë. Bekaj ishte deiciz pasi fitoi duelin me sulmuesin e Teutës, Umejiego. Nigeriani gaboi disa gola të sigurt falë edhe zotësisë të portierit të Tiranës.
Nga ana tjetër spikati edhe portieri i miqve, i cili i priti një penallti Kish në minutën e 50’. Bernandoni ishte në një ditë të mirë pasi në të 82′ priti një top të vështirë të goditur nga Daci.Pas 11 takimesh Tirana renditet e katërta me 15 pikë, pesë më pak se Teuta e vendit të dytë.

