Daja dënohet 5 javë! E kishte me arbitrin apo me “qeverinë”?

Çfarë nuk janë thënë për arbitrat, sa shumë gjëma  kanë dëgjuar veshët e futbollit,por kjo fraza plot ngarkesë  e trajnerit Ilir Daja ka shkuar.. edhe në katin e  lartëm te godines se futbollit. Ka shkuar tek “zotat e futbollit”, atje ku bëhet deshifirimi i  akuzave apo sharjeve të..kriptuara. Thelbi është:  E kanë me arbitrat apo me vetë sisitemin?

Trajneri Ilir Daja i Dinamos është dënuar 5 javë të mos jetë në stol për të drejtuar Dinamon. I kushtuan shtrenjtë fjalët në adresë të arbitrit Jorgji gjate ndeshjes me Tiranen: “ Mos i flisni arbitrit sepse ai e ka të shkruar në ballë..”.  Disa mund të thonë, punë e madhe se ka thënë “e ka të shkruar në ballë” kur arbitrat e kanë pësuar edhe më keq me sharje apo edhe me dhunë fizike…

Mirepo, kjo batuta e Dajës ka hyrë në laboratorin e frazave toksike, ajo  trazon edhe ata sipër. Kurse ata poshtë, tifozët,  ata që kanë ikur nga stadiumet edhe ata pak që kanë mbijetuar, e dinë fort mirë se si kurdisen arbitrat. Dhe nëse ka një “brendi” të këtij sistemi, askush nuk ka dhënë prova më shumë se Jorgji. Ndaj Daja , një nga trajnerët më të mirë të kampionatit, kur i del para “macja e zezë” jo vetëm nuk e ndryshon dot rrugën, por pranon me zell te bëhet më i keqi…

Sfidanti.al