“Nuk ka asnjë shqetësim janë gjëra që ndodhin”. Këto janë fjalët e trajnerit Daja pas humbjes gjunjëzuese me Teutën. Po pse ndodhin këto gjëra..tamam Dinamos ? Mirë me Vllazninë që humbi “besueshëm”, pasi ekipi shkodran doli nga java e bojkotit dhe Dinamo si ekip i ndjeshëm vuri dorën në zemër, po me Teutën ç‘pati !? Ishte një ndeshje e salduar : vetëm një ekip mund ta fitonte ndeshjen, Teuta dhe një ekip që mund ta humbiste ..Dinamo !
Siç i pagezojnë disa, “profesor Daja”, ka marrë një leksion të hidhur nga nxënësi i tij, Tetova. Një nxënës i përulur futbolli, që nuk është mik i afert me gazetarët, i cili sa ishte tek Egnatia demostroi me vepra se idetë e tij janë të kapshme dhe të ndjeshme nga futbollistët, ndersa tani tek Teuta i vuri kapakun. Edliri nuk është nxënës, por një talent i heshtur i stolit. Teuta , në stilin e lojës , ka “lidhje gjaku” Egnatian, një ekip që pëlqen të dominojë lojën dhe priret nga loja sulmuese…
Një një kohë “rekordesh” për shkarkimin e trajnerëve, ku Partizani paska shkarkuar 33 trajnerë në kohën e presidenti Demi, trajnerë isi Tetova janë … vetëtimë në qiell të pastër.
Sfidanti.al

