Vllaznia në kaos, skuadra bojkotoi stërvitjen e sotme

Vllaznia po kalon një moment të vështirë. Pak orë pas dorëheqjes së drejtorit sportiv Vioresin Sinani, duket se skuadra ka bojkotuar seancën stërvitore (ditën e sotme në orën 16:00) në prag të ndeshjes kundër Dinamos në kampionat.

Sipas raportimeve që vijnë nga Shkodra pothuajse i gjithë ekipi i parë ka bojkotuar stërvitjen dhe në fushë kanë zbritur skuadra U19 dhe ndonjë element nga skuadra e parë.

Drejtuesit e klubit kanë qenë të pranishëm në këtë seancë stërvitore dhe kanë parë vetë këtë situatë, por deri në këto momente nuk ka patur ndonjë reagim për mediat.