Lionel Messi dhe Ronaldinho kanë ndarë një kapitull të veçantë në historinë e Barcelonës. Braziliani ishte një prej figurave që e shoqëroi argjentinasin në hapat e parë të karrierës së tij në ekipin katalanas, ndërsa vite më vonë Messi do të tejkalonte edhe arritjet e “mësuesit” të tij. Pas ndeshjes së fundit të Messit me fanellën e Argjentinës, Ronaldinho zgjodhi rrjetet sociale për t’i kushtuar një mesazh emocionues ish-shokut të skuadrës. “Çfarë kënaqësie dhe çfarë gëzimi që kam qenë pjesë e historisë tënde që nga dita e parë, vëlla. Na ke bërë të buzëqeshim dhe ta duam kaq shumë futbollin! Emri yt është gdhendur në historinë e vendit tënd dhe të gjithë botës. Vetëm ne e dimë gëzimin që kemi përjetuar kur realizuam ëndrrën e fëmijërisë, duke përfaqësuar të gjithë kombin tonë dhe duke u bërë kampionë bote”, shkroi ish-ylli brazilian. Në fund, Ronaldinho theksoi sakrificën e Messit për kombëtaren dhe i dërgoi një mesazh personal për të ardhmen.

