Tri pikë dhe vendi i parë në grup, por… trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran nuk është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në fitoren 2-1 përballë San Marinos në “Air Albania
“Nuk më pëlqeu paraqitja e skuadrës. Megjithatë, e rëndësishme është që morëm tri pikët. Kishim shanse për të shënuar më shumë gola në pjesën e parë, në pjesën kishte ulje të ritmit. Ndaj ekipeve të tilla ndodh që të ulësh ritmin”.
“Kishim shumë raste në pjesën e parë, shumë gjuajtje, por nuk mundëm t’i konkretizonim, e ulëm përqendrimin.
“Zëvendësimi i Muçit? Nuk mund të vazhdonte ndeshjen, kishte probleme fizike. Nuk duhet të harrojmë, nëse do të kishim fituar në Finlandë, mund të kishim mbyllur llogaritë në grup”.

