Vllaznia ndan rrugët me Martinin

Vllaznia njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini. Klubi e falënderon për punën, angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës.

Pritjes për trajnerin e ri te Vllaznia duket se i ka ardhur fundi. Klubi shkodran ka zgjedhur Csaba Laszlo për të marrë drejtimin e skuadrës dhe trajneri hungarez pritet të prezantohet zyrtarisht gjatë kësaj fundjave.

62-vjeçari ka një eksperiencë të gjatë në futbollin europian dhe ndërkombëtar. Në karrierën e tij, Laszlo ka drejtuar skuadra si Ferencvaroshi MTK Budapesti dhe Harts, ndërsa ka qenë në stolin e përfaqësueseve të Lituanisë dhe Ugandës.

Tashmë, aventura e re nis në Shkodër, ku Laszlo pritet të sjellë eksperiencën e tij dhe një tjetër mënyrë pune te kuqeblutë, pas përfundimit të epokës së Edi Martinit. Nëse gjithçka shkon sipas planit, prezantimi në fundjavë do të shënojë nisjen zyrtare të epokës së Csaba Laszlo në stolin e Vllaznisë.