Me San Marinon e fundit në Botë, rrofshin golat, poshtë loja !

Luajtëm me ekipin që renditet në vendin e fundit në botë , ekipi renditet i 211 -ti ne klasifikim dhe trajneri Maran deklaroi se “ është i lumtur për fitoren ” dhe   se “ ka ndryshuar filozofia e lojës” . Më tej tha se “futbollistët e kishin mendjen tek Finlanda”. Le t’i marrim një nga një. Përse  të jesh i lumtur kur loja e Kombëtares ndizej dhe fikej ..radari i lojës.Pale në fillim të pjeses së dytë, “ bota u përmbys” sa  nuk merrej vesh se cili ekip ishte i fundit në botë. Aq sa  u shfaq  portieri Sheri si  shpëtimtar i portës…

Edhe trajneri Maran, si italianët e tjerë që kemi patur, nisi magjitë e tij.  Zbulon se paskemi ndryshuar filozofinë e lojës dhe po sulmojmë më shumë!? Nuk ka rëndësi se me cilët ekipe, as  se jemi në një  grup liliput, ku Shqipëria është futur për të paguar trillet e saj të kaluara, trajneri  e shikon me lente zmadhuese ..edhe ndeshjen me San Marinon.

E fundit: futbollistët e kishin mëndjen tek Finlanda? Hajde mëndje, hajde! Po Finlanda kur i shenoi 7 gola San Marinos, disa dite me pare,  , pse dreqin nuk i shkoi mendja fare tek..ndeshja me Shqipërinë!?

Sfidanti.al