Kupa e Shqipërisë, tre ndeshje do të luhen në një ditë me Kombëtaren

Kupa e Shqipërisë do të jetë aktiviteti i parë futbollistik i elitës në vendin tonë që kthehet pas pauzës së kombëtarëve. Por me sa duket, pa pritur që të mbarojë punë Kombëtarja me ndeshjet e saj. FSHF ka ndryshuar axhendën e tre ndeshjeve të turit të parë të Kupës, duke i afruar ato për datën 6 tetor, në të njëjtën ditë kur Shqipëria pret San Marinon në Ligën e Kombeve.

Skënderbeu-Naftëtari, Flamurtari-Gramshi dhe Besëlidhja-Sopoti janë tre duelet e këtij turi që do të luhen në të njëjtën ditë me ndeshjen e Kombëtares, duke filluar nga ora 13:30. Ndërkohë, të 13 sfidat e tjera për momentin janë planifikuar të luhen një ditë më vonë, më datë 7 tetor.