Granit Xhaka është përfshirë në një debat lidhur me një certifikatë vaksinimi të vitit 2022. Kapiteni i Zvicrës ka pranuar se kishte siguruar një certifikatë vaksinimi, duke thënë se në atë periudhë kishte pasur frikë dhe pasiguri ndaj vaksinës. Megjithatë, tashmë është shfaqur një tjetër version lidhur me atë që ka ndodhur. Mjekja nga Lucerna, Andrea L., ka deklaruar publikisht se Xhakën e ka vaksinuar vetë. Sipas saj, vaksinimi është kryer në mënyrë të rregullt dhe certifikata e lëshuar ka qenë e vlefshme. Deklarata e mjekes bie ndesh me versionin e paraqitur nga futbollisti dhe ka ngritur pikëpyetje të reja rreth ngjarjes së vitit 2022. N
Në njërën anë qëndron deklarata e Xhakës për frikën dhe pasigurinë që kishte në atë periudhë, ndërsa në anën tjetër mjekja këmbëngul se vaksinimi është kryer personalisht prej saj. Për momentin, dy versionet e ndryshme kanë hapur një debat të ri rreth rastit, ndërsa mbetet për t’u sqaruar se cili është versioni i plotë i ngjarjes. Xhaka, ndërkohë, vijon të jetë në qendër të diskutimit për një çështje që daton prej katër vitesh.
Sfidanti.al

