Wolfsburg, trajneri kërkon tërheqjen e Eriksen

Trajneri i Wolfsburgut, Tobias Strobl, ka thënë se do ta kuptonte nëse Christian Eriksen do të vendoste t’i japë fund karrierës së tij pas problemeve të fundit shëndetësore.

34-vjeçari danez aktualisht po zhvillon rehabilitimin në Danimarkë, pasi u rrëzua gjatë një ndeshjeje miqësore ndaj Ukrainës në qershor. Për këtë arsye, Eriksen nuk ka luajtur ende për Wolfsburgun këtë sezon dhe mbetet e paqartë nëse do të rikthehet në fushë.

Pas fitores 5-1 ndaj Darmstadtit, Strobl u pyet nëse do ta kuptonte një vendim të tillë nga Eriksen.