Yamal nuk i shikon ndeshjet e Bayernit

Lamine Yamal në një tjetër intervistë ka pranuar se nuk ndjek të gjitha rivalet e Barçës. Sulmuesi spanjoll tha se ndiqte takimet e Real-it dhe ato të PSG-së në Champions League.

I pyetur për Bayern-in ai tha: “Të jem i ndershëm nuk më pëlqen të shikoj ndeshjet e Bayern-it. Në kampionat ata dominojnë. Edhe në fazën në grup në Champions League nuk i shikoj sepse janë po aq dominant. I kam ndjekur në dy ndeshjet që kanë bërë përballë PSG-së vitin e kaluar dhe ishin me të vërtetë dy ndeshje të mëdha. Por e përsëris në ndeshjet në grup nuk i ndjek sepse arrijnë që të doominojnë thuajse ç’do rival”.