Ndeshja kundër Norvegjisë në Kampionatin Botëror 2026 do të mbetet paraqitja e fundit e Neymarit për Brazilin.
Karlo Ancelotti, në një prononcim për CNN Brasil, konfirmoi se nuk ka pasur ndonjë ndryshim qëndrimi nga ana e ish-sulmuesit të Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit, i cili në atë kohë kishte deklaruar se përvoja e tij me “Seleçãon” kishte marrë fund.
“Neymari e meritonte të ishte aty për shkak të cilësisë së tij. Ai tashmë e ka konfirmuar se nuk dëshiron të rikthehet në kombëtare. Ai është i pazëvendësueshëm sepse ishte një talent i jashtëzakonshëm dhe unik. Pra, një lojëtar i pazëvendësueshëm,” trajneri i kombëtares së Brazilit. Ancelotti mbrojti vendimin për ta thirrur lojtarin me numrin 10 të Santos-it për Kupën e Botës.

