A thua se i mbaroi hallet e veta Tirana dhe tani iu fut politikës me kokë ! Ç‘ishte kjo që ndodhi në Korçë ? Vallë ishte pjellë e saj apo ishte kurdisur nga ..zyrat? Tirana u shfaq në ndeshjen e djeshme në Korçë e “veshur me politikë”, duke dalë kundër parimit bazë të futbolli . Në fanelën e saj kërkohej mbështetje për Hashim Thaçin !?
Hajde Tirana, hajde ! Një vit më parë braktisi disa herë fushën në shenjë proteste kundër arbitrave dhe tredhjes së tyre nga shefat , këtë sezon kapërcen “ylberin” dhe ..shkon deri në Hagë. Pyetja është e thjeshtë: pse Tirana nuk kërkon drejtësi në një kampionat që derbi ia mbath një herë në Vlorë dhe tani në Vorë, , por kërkon drejtësi politike nga..gjyqi Hagës?
Pale kur thonë se Tirana ka marrë leje nga lart për këtë gjest “diplomatik” , kurse të tjerë besojnë se Tirana mund të ketë 100 halle, por nuk është aq budallaqe sa t’ia shkrepë me kokën e vet! Ky është vetëm fillimi, Tirana do të deshmojë përgjatë sezonit… se është penduar për sjelljen e një viti më parë..
Sfidanti.al

