Pierre-Emerick Aubameyang është afër që të bëhet me skuadër të re, kjo pritej me kohe.
Sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang dhe skuadra gjermane, Borussia Dortmund shumë shpejtë pritet t’i ndajnë rrugët.
Sipas Sky Sports, ish sulmuesi i Milanit është afër transferimit te gjiganti francez, Paris Saint-Germain për 80 milionë euro, përcjell Express.
Aubameyang e njeh shumë mirë mentalitetin e futbollit francez pasi pjesën më të madhe të karrierës ka luajtur në Ligue 1.
Ai ishte pjesë e skuadrave si: Dijon, Lille, Monaco dhe Saint-Étienne. Kurse, para se t’i bashkohet përfaqësueses së Gabonit, Aubameyang ishte pjesë e përfaqësueses U21 të Francës.