Në kohën e diktaturës, kur festonim 1 majin dhe dilte dielli për qejfin e tij, thuhej se merita ishte e Partisë. Në kohën e futbollit, i gjori futboll , i cili po mbush 3 dekada që shijon diktaturën e një presidenti të vetëm, tamam si në ditën e 1 majit, shkëlqen dielli si me porosi .. tamam në ditën e Asamblesë. Të gjithë të lumtur, të gjithë me duar dhe këmbë përpjetë për të votuar presidentin Duka dhe futbollin e tij të prishur qysh në vezë, duke përdhjerrë haptazi dhunën dhe tredhjen seriale që nuk ka fund..
Pse e kujtuam këtë “1 majin e futbollit”? Sepse këto ditë, klubi i Flamurtarit, paska dalë nga narkoza , në të cilën e kishin futur qysh nga Asambleja tjetër ( kuptohet, me ndihem e Qeverisë), duke ia plasur fort : kërkon votebesim për “diktatorin e futbollit”, presidentin Duka. Shkon edhe më lart steka e rebelimit : kërkon që Qeveria të mbrojë futbollin dhe mjaft më në rolin e engjëllit mbrojtës të presidentit Duka. Më e bukura është se të gjithëve u ka ardhur në majë të hundës, sidomos Vllaznisë në këto momente “historike”, kur “loja e vëllazërisë” me presidentin Duka, po i kujton legjendën e Kalasë së Shkodrës ku “vëllai tradhëton vëllain”…
Sfidanti.al

