Pronari i një ekipi të njohur të Gjermanisë Lindore, Rolan Dushatell, vendosi që ta zgjidhë mirë qesen… Mbas pesë sezonesh në ligën e 4-t, klubi gjerman dikur i lavdishëm, Karl Zais Jena, tani, Jena, arriti që të kthehej në ligën e 3-të, pasi mundi në plej off-in prej dy ndeshjesh (3-2, 0-1) Viktorian e Këlnit, duke marrë si çmim mirënohjeje ose si dhuratë nga pronari një stadium të ri!
Ky objekt sportiv i ri do të ndërtohet brenda një kohe të shkurtër dhe ai do të jetë gati për sezonin 2018-2019, ndërsa do të ketë një kapacitet prej 15 000 vendesh. I gjithë projekti do të kushtojë 52 milionë euro që do të financohet nga biznesmendi belg, Rolan Dushatell, që, në fakt, është pronar edhe i katër klubeve të tjerë, Alkorkon, Ujpesht, Sen Truden dhe Carlton. Synimi i tij final është që Jena të arrijë të luajë në Bundesligë, ku akoma nuk ka luajtur asnjëherë. Sa për kujtesë, suksesin më të madh Jena e ka shënuar, më 1981, kur luajti në finale të Kupës UEFA.
Sfidanti.al