E gjeni dot ku ka lindur futbolli? Jo, jo në botë, por këtu tek ne! Sigurisht është pyetje e lehtë që edhe ata profanët e topit mund t’i përgjigjen. Pyetja me spec formulohet ndryshe: po ku ka vdekur futbolli ? Në Shkodër e dinin po nuk e tregonin publikisht, këto ditë plasi dhe Vllaznia ..nuk sulmon dot të madhin e së keqes, por godet poshtë..tek arbitrat. I kanë anulluar 2 gola në Elbasan si me “magji te zezë” dhe presidenti Xhaferri e ka humbur qetesinë si “Xhaferi simiten..” paska goditur një zytrar të FSHF.
Dhe sa herë që goditet një zyrtar, FSHF tundet dhe shkundet e tëra, nga frika se mos grushti një ditë ngjitet lart ! Si vjen puna në futbollin tonë, për Vllazninë thonin rivalët se ka lindur me këmëshë, tamam tamam, mu tek pika e bardhë e penalltisë. Po tani çfarë dot të thonë kur dy gola i kullufiti “nadiri i futbollit” magjistari që avullon golat ..jo nga poshtë, por nga lart!
Sapo filloi kampionati, seriali i sherrit është ndezur si pa të keq fare. Dhe në këto momente, nuk flitet më për golat që shkuan tek “Alba 2000” e FSHF-së, por sa do të dënohet presidenti Xhaferi, ai që goditi zyrtarin, ai që sa herë pozon në foto me presidentin Duka fiton çmimin “mister lumturia”..
Sfidanti.al

