Tifozët e Elbasanit kanë goditur jashtë mjediseve të stadiumit Mustën, ish-lojtar i Elbasanit dhe tashmë futbollist i Vllaznisë.
Gjatë gjithë ndeshjes Musta ishte nën një sulm të ulët dhe të turpshëm nga tifozët e Elbasanit duke lëshuar fyerje të rënda ndaj tij. Edhe pse ndeshja luhej pa tifozë, në Elbasan disa persona të ndryshlm gjetën mënyrat që të jenë brenda stadiumit jashtë të gjitha rregullave dhe gjatë 90 minutave fyen në mënyrë të turpshme bashkëqytetarin e tyre.

