Kristjan Asllani i nënshtrohet vizitave mjekësore

Prezantimi i Kristjan Asllanit tek Al Jazira do të vijë orët në vijim. Testet mjekësore ishin programuar për sot, ndërsa detaje të reja janë zbuluar për këtë transferim.

Interi pranoi huazimin e mesfushorit shqiptar, por me detyrim blerjen. Nëse Asllani regjistron 20 paraqitje gjatë sezonit, atëherë aktivizohet opsioni për blerjen e kartonit. Al Jazira shpenzoi 1,5 milionë për huazimin. Sa i përket blerjes së kartonit do të duhen edhe 5 milionë euro të tjera.