Man. City “rrëmben” talentin e Arsenalit

Manchester City ka përforcuar akademinë e klubit me një tjetër talent të ri.

Klubi anglez ka kompletuar transferimin e Mishel Ndukës, 16-vjeçarit që tashmë ka nënshkruar kontratën me “Citizens”. Mesfushori i ri i bashkohet Man Cityt me kontratë bursë për akademinë, pasi më herët ishte pjesë e Arsenalit.