Xhanluka Di Marcio raporton në Itali se Lacio ka shfaqur interes për shërbimet e Edon Zhegrovës. Për këtë edhe kanë ardhur kontaktet e para mes palëve.
Nga ana e Lacios ndërkohë nuk ka pasur akoma një ofertë zyrtare. Zhegrova afrohej me bujë te bardhezinjtë në verën e kaluar, ndërsa u shpenzuan 15 milionë euro. Aventura në Torino është për t’u harruar deri tani. Sulmuesi 27-vjeçari nuk ka shënuar asnjë gol, për këtë edhe drejtuesit do të ishin të gatshëm për negociata.

