Kundërshtari injoron Neymarin, refuzon t’i japë dorën

Një përplasje e vjetër mes Tiago Mendesh dhe Neymarit është rindezur në futbollin brazilian. Mesfushori i Vaskos refuzoi t’i shtrëngonte dorën Neymarit para ndeshjes ndaj Santosit. Incidenti ndodhi si gjatë përshëndetjes me gjyqtarët, ashtu edhe gjatë prezantimit të lojtarëve. Historia mes dy brazilianëve daton që nga viti 2020, kur u përballën në Ligue 1.

Në atë kohë, Mendesh ndërhyri ashpër ndaj Neymarit në ndeshjen PSG-Lion. Mesfushori u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Neymar pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës së majtë. Pas sfidës, Mendesh i kërkoi publikisht falje bashkëkombësit të tij për ndërhyrjen. Megjithatë, babai i Neymarit kritikoi ashpër episodin dhe mënyrën e gjykimit të faulleve ndaj djalit të tij.

Tensionet mes tyre u rikthyen sërish këtë shkurt, në një tjetër përballje në Brazil. Neymar u përplas me Mendeshin pas një faulli dhe të dy lojtarët u ndëshkuan me karton të verdhë. Sipas Neymar, mesfushori vazhdimisht kërkon të provokojë dhe të luajë ashpër ndaj tij. “Me gjithë respektin e duhur, ai është idiot”, deklaroi Neymar pas incidentit. Tashmë, refuzimi i Mendeshit për t’i dhënë dorën Neymarit tregon se rivaliteti mes tyre mbetet ende i ndezur.