Tashmë është zyrtare: Zekirija Ramadani nuk është më trajneri i Dritës. Një largim i papritur, ndonëse kampionët e Kosovës vazhdojnë aventurën e tyre në Kupat e Europës.
“Ndërprejmë bashkëpunimin me kryetrajnerin Zekirija Ramadani. Klubi ynë shpreh mirënjohjen më të thellë për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë më shumë se dy vjetëve e gjysmë me trajnerin Ramadani. Bashkëpunimi ynë ishte i jashtëzakonshëm dhe sukseset që arritëm së bashku do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së klubit tonë. Titujt kampion dhe arritjet e jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare janë dëshmi e punës kolosale që kemi bërë së bashku. FC Drita e falënderon Zekën për gjithçka që ka dhënë për klubin tonë, duke besuar se rrugët që ndërtuam së bashku mund të na bashkojnë sërish në një moment tjetër”, shkruhet në njoftimin e klubit.

