Ndeshja miqësore midis Manchester Cityt dhe Interit në Hong Kong përfundoi 1-1(koha e rregullt), ndërsa lotaria e penalltive u buzëqesh zikaltërve të cilët fituan me rezultatin 3-1.
City zhbllokoi sfidën në minutën e 14-të me anë të Muamba. Ndërkohë, Interi arriti të vendosë barazpeshën me anë të Pavard në minutën e 20-të. Në pjesën e dytë, City dominoi pothuajse plotësisht. I riu Mcaidoo dhe Semenyo luajtën mirë për skuadrën angleze. Bisseck spikati për Interin, i saktë dhe vigjilent.
Interi më pas fitoi 3-1 me penallti, ndërsa skuadra angleze gjuajti dobët nga pika e bardhë, duke humbur tre nga katër gjuajtjet e tyre. I riu Lavelli shënoi golin vendimtar, ndërsa Provedel ishte i shkëlqyer.

