Luis Enrique fiton energjitë; me pushime ne Ibiza

Pas 3 sezonesh intensive në drejtimin e Barcelonës, Luis Enrique ka nisur pushimet për të fituar energjitë. Destinacioni më i mirë për këtë për 47 vjecarin ishte pikërisht Ibiza ku ka shkuar së bashku me familjen e tij. Trajneri asturian që kishte deklaroi se kërkonte që të pushinte për ca kohë përpara se të rinisë punën e trajnerit në ndonjë skuadër tjetër, shfrytëzoi në maksimum këto ditë të nxehta për të shijuar plazhet në atë që quhet ‘ishulli i bardhë’ . Pasi fitoi 9 nga 13 titujt e mundshëm me Barcelonën, Luis Enrique, nuk e ka me ngut të nisë kërkimet për skuadrën e tij  të re, ndërkohë që bëri të ditur edhe programin e tij të pushimeve që parashikon edhe një rikthim në vendlindjen e tij në Gijon.

sfidanti.al