Rrahja në Zenicë: ndihmësi i Bazhdareviçit i thyen dy dhëmbë një futbollistit

Kur luajnë Bosnja e Hercegovina (B-H) dhe Greqia, vështirë se kalon pa skena të pakëndshme. Kështu ndodhi edhe kësaj here në Zenicë të B-H-së. Menjëherë mbas mbarimit të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës të Rusisë-2018 mes B-H-së dhe Greqisë, filluan që të “lanin hesapet” fizikisht njëri me tjetrin dy lojtarët e klubit të Romës, boshnjaku Edin Xheko dhe greku Kostas Manolas.

Më vonë, konfrontimi mes tyre u pasua nga një rrahje e përgjithshme, nga e cila më keq e pësoi futbollisti grek, Janis Janoitas, që humbi dy dhëmbë, mbas goditjes efikase me grusht nga ana e Stefan Zhilit, ndihmësi i trajnerit të B-H-së, Memed Bazhdareviç. E gjithë ndeshja e lartpërmendur përfundoi pa gola Ndërkohë, edhe ndeshja mes këtyre dy ekipeve në Athinë u karakterizua nga skena të papëlqyera në minutat e fundit të saj.

Sfidanti.al