“Pensionisti” Ronaldo, duhet të pushojë për të pasur sukses!

Vitet ikin dhe ndihen edhe tek një njeri që duket si një makineri muskujsh. Kristiano Ronaldo është 32 vjeç dhe trajneri Zinedin Zidan e ka shumë mirë parasysh këtë gjë, ndërsa bën planin për sezonin e ardhshëm. Trajneri i Realit ka vendosur që lojtari i tij më i mirë do të ketë një program pak më të ndryshëm se të tjerët, pasi do të pushojë më shumë. Francezi është i bindur se vetëm kështu mund t’i marrë maksimumin një golshënuesi të madh, por tashmë të vjetër.

Kjo do të thotë se Kristiano nuk do të luajë në Superkupën e Europës në 8 gusht në Shkup të Maqedonisë ndaj Mançester Junajtid, dhe më herët natyrisht që nuk mundtë luajë kundër Barcelonës në 29 korrik në Majemi, në turneun veror në SHBA. Zidan ka përcaktuar se ndeshja e fundit për CR7-ën do të jetë ajo me Portugalinë në Kupën e Konfederatave në Rusi, dhe maksimumi do të luhet në 2 korrik nëse kampionët e Europës arrijnë në finale. Ky plan për Ronaldon ishte edhe vitin e kaluar pas kampionatit europian, dhe doli me shumë sukses. Po ashtu, Zidan do ta kursejë Kristianon në ndeshje të ndryshme, në mënyrë që ai të jetë në formën e duhur fizike në pjesën e fundit dhe vendimtare të sezonit.

Sfidanti.al