Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ku po ndjek nga afër ndeshjet e Kupës së Botës si komentator për televizionin britanik ITV, Vieira foli për ish-lojtarin e tij dhe nuk kurseu vlerësimet. Ish-mesfushori legjendar francez, i cili u takua edhe me disa prej ish-shokëve të ekipit kombëtar, mes tyre edhe Zinedine Zidane, u ndal te potenciali i Olise, duke e cilësuar atë si një nga talentet më premtuese të futbollit evropian.
“Michael Olise është një fitues i ardhshëm i Topit të Artë, thjesht dhe qartë”, deklaroi Vieira, duke treguar besimin e madh që ka te 24-vjeçari. Olise ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij të shkëlqyera në sezonet e fundit, falë teknikës së lartë, vizionit në lojë dhe aftësisë për të bërë diferencën në momentet vendimtare. Pikërisht këto cilësi kanë bërë që Vieira ta konsiderojë atë një kandidat serioz për çmimet më prestigjioze individuale në futboll në vitet e ardhshme.

