Broja i jep “ok” Cagliarit

E ardhmja e Armando Brojës mund të jetë në Itali. Sipas raportimeve të mediave italiane, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka dhënë pëlqimin e tij për t’u transferuar te Cagliari gjatë merkatos së verës.

Klubi sard po kërkon të rindërtojë repartin ofensiv pas largimeve dhe ndryshimeve të shumta në skuadër, ndërsa Broja është shndërruar në objektivin kryesor për sulmin. Futbollisti shqiptar, aktualisht pjesë e Burnleyt, ka hapur derën për kalimin në Serie A, duke i dhënë dritën jeshile drejtuesve të Cagliarit për të vijuar negociatat.