Arsenali po analizon mundësinë e paraqitjes së një oferte për sulmuesin anësor të Paris Saint-Germainit, Bradley Barcola, sipas raportimeve të mediave britanike. “Topçinjtë” e shohin francezin si një futbollist që mund ta përmirësojë menjëherë formacionin titullar, ndërsa përforcimi i repartit ofensiv mbetet një nga prioritetet kryesore të klubit pas një tjetër sezoni të suksesshëm në garat vendore dhe evropiane. Interesim për 23-vjeçarin ka shfaqur edhe Liverpooli, megjithëse PSG-ja dëshiron ta mbajë në skuadër. Megjithatë, kampionët e Francës janë të hapur për ndryshime në përbërjen e ekipit gjatë afatit kalimtar veror, gjë që mund t’u hapë rrugë klubeve të interesuara.

