Në kohën e futbollit inteligjent, Shqipëria nuk ka ende një formulë

Kupa e Botës 2026 po prezanton risi të mëdha që mund të ndryshojnë gjithë kulturën futbollistike. Sipas shumë kritikëve, Gianni Infantino po e vret shpirtin e futbollit të vërtetë me ndryshimet rrënjësore në organizim ku një peshë të madhe ka edhe aplikimi i inteligjencës artificiale.

Në këtë kohë debatesh te nxehta në korridoret e futbollit botëror, Shqipëria mbetet bishti i zhvillimeve. Prej javësh flitet për një ndryshim tjetër në formulën e kampionatit sepse mesa duket drejtuesve të FSHF iui deshën disa vite për të vënë re mungesën e interest në shkallë dhe tolerimet në fushë. Krahasuar me debatin e madh në lidhje me nivelin e skuadrave, numrin e tyre në një botëror, arbitrimin, çmimet e biletave apo sjelljen e autoriteteve në SHBA, Shqipëria duket se është ende në epokën e gurit.

Nëse jashtë kufijve tanë debate është: si ta bëjmë më fitimprurës këtë spport, në Shqipëri kemi ngelur ende në dilemën e madhe të formulës sepse “njerëzit po na largohen masivisht nga stadiumet”. E trishtë parë kjo në tablonë e madhe të zhvillimeve të fundit në botë dhe akoma më e trishtë po të mendosh që klubit më të titulluar i është bllokuar sërish merkatoja për shkak të shkeljeve, ndërsa pretendentët për në kupat e Europës nuk kanë ende bosht në ekipet e arnuara si për raste festash.

Pirro Bardhyli