Atalanta ka njoftuar zyrtarisht Maurizio Sarrin si trajnerin e saj të ri. Ish-trajneri i Lazios ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me vlerë 3 milionë euro në sezon plus bonuse. “Familjet Percassi dhe Pagliuca, dhe i gjithë klubi, i urojnë mirëseardhje të ngrohtë z. Sarri në familjen zikaltër”, thuhet në faqen e internetit të klubit. Kontrata u nënshkrua në kohën e drekës, kur Sarri, i cili zëvendëson Palladinon e shkarkuar, mbërriti në Zingonia për të filluar aventurën e tij të re. Në Bergamo, ai ribashkohet me Cristiano Giuntolin, drejtorin sportiv me të cilin kishte punuar më parë te Napoli.

