Cristiano Ronaldo, sulmuesi i Portugalisë, u shpreh besimplotë se Kombëtarja do fitojë Botërorin.
“Po fillojmë me gëzim të madh. E dimë që Kupa e Botës është gjithmonë një garë e veçantë dhe po fillojmë me shpresa të mëdha. Fizikisht? Jam mirë. A nuk i keni parë ndeshjet?” filloi CR7, duke folur për grupin. Kur u pyet nëse Portugalia ishte midis pretendentëve për titull, kapiteni e zbuti entuziazmin: “Do ta dimë vetëm në fund. Ata janë një brez shumë i fortë, por ka faktorë që nuk mund t’i kontrollojmë”, tha ai. “Unë ende besoj se kjo është një ekip kombëtar që do t’u sjellë shumë gëzim popullit portugez.”