Hasi kërkon Rei Manajn

Beanik Hasi u prezantua dy ditë më parë te Amedspor dhe menjëherë duket se ka nisur puna për të përforcuar ekipin, me një futbollist shqiptar që ka tërhequr vëmendjen e klubit. Sipas mediave turke, klubi i Amedspor është vënë në ndjekje të Rei Manajt, duke e parë si përforcim të mundshëm për sezonin e ardhshëm.