Messi shpërthen me dy gola dhe një asist në fitoren dramatike

Lionel Messi dhuroi një tjetër shfaqje magjike në MLS, duke udhëhequr Inter Miamin drejt një fitoreje spektakolare 5-3 ndaj FC Cincinnati në një ndeshje plot emocione dhe përmbysje dramatike. Ylli argjentinas realizoi dy gola dhe dhuroi një asist, duke qenë protagonisti absolut i sfidës. Messi zhbllokoi rezultatin në minutën e 24-t pas një devijimi të mbrojtësit Matt Miazga, por Cincinnati reagoi shpejt dhe barazoi me Kevin Denkey nga penalltia para pushimit.

Në pjesën e dytë vendasit përmbysën gjithçka me golat e Pavel Bucha dhe Evander, duke krijuar idenë se fitorja ishte shumë pranë. Megjithatë, Messi nuk lejoi që Miami të dorëzohej dhe realizoi golin e tij të dytë pas një asistimi të bukur nga Luis Suárez. Drama vazhdoi deri në fund. Mateo Silvetti barazoi në 3-3 në minutën e 79-të, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë German Berterame shënoi golin e përmbysjes së madhe për 4-3. Në fund, një goditje e Messit u devijua në rrjetë nga portieri Roman Celentano për golin e pestë të Miamit. Kjo ishte ndeshja e 21-të me shumë gola për Messin në MLS që prej debutimit të tij në vitin 2023, një rekord absolut në kampionat.

sfidanti.al