FIFA po vlerëson një rritje të fuqisë së arbitrave në fushë, në prag të Botërorit. Qëllimi është për të reduktuar mbajtjet mes lojtarëve dhe rrëmujat në zonën e rreptësisë, kur topi nuk është futur ende në lojë. Pra, kërkohet më shumë rregull në situatat më kaotike, me një linjë të ashpër që u është komunikuar trajnerëve të 48 kombëtareve pjesëmarrëse. Sipas britanikes “The Times”, përgjegjësit e arbitrave po diskutojnë edhe mundësinë për të ndëshkuar në mënyrë më të ashpër skuadrat që veprojnë në bllok dhe mbajnë kundërshtarin në rastet e goditjeve të këndit dhe të dënimit.
Mes hipotezave është edhe ajo e akordimit të një goditjeje dënimi në favor të skuadrës që sulmon, kur një korne pengohet nga një faull preventiv. “International Football Association Board” (IFAB), organi që merret me modifikimin e rregulloreve, do ta shohë me kujdes këtë çështje, por nuk mund të bëjë ndryshime para turneut.
sfidanti.al

