Paska patur humor profetik batuta “Estrada e Ballshit”. Bëhej ironi me faktin se qyteti nuk kishte patur një Estradë. Por , erdhi dita që kjo shprehje do të merrte kuptim. Bylisi e mbylli kampionatin me një lloj estrade, sa askush nuk mund të thotë që ata nuk dinë të bëjnë “humor”..madje edhe të zi! . Bylisi, pas një pakti (gati publik) me Vorën për të ndarë pikët, i vuri vulën në javën e fundit të kampionatit duke ia mbathur një kategori më poshtë me një breshëri golash.!
I shkuan deri në fund marrëveshjes dy ekipet, me “besa –besë” dhe serialin e estradës nuk kishte burrë që ta devijonte. Edhe një që u përpoq ta demaskonte këtë lojë te fabrikuar , ishte i huaj, një portier francez tek Bylis,i cili iku me vrap, pasi kuptoi se futboll në Shqipëri nuk do te thotë luash vetëm me topin, por edhe me pazaret..
Sfidanti.al

