Prej vitesh është cilësuar më shumë një economist që bën balance, sesa një trajner futbolli. Arsen Venger, megjithatë mendon se nuk duhet të jetë më i tillë, ndaj ka vendosur të ndryshojë. Trajneri francez i Arsenalit, i ngopur nga fitorja e Kupës së Anglisë, përpiqet të harrojë moskualifikimin për në Champions, ndërsa dëshiron të forcojë skuardën për t’u rikthyer aty.
Objektivi i madh është Kilian Mbape i Monakos. Zbulimi i sezonit në Francë dhe në Europë pritet të kushtojë 110 milionë paund stërlina, pra mbi 120 milionë euro, gjë që do të ishte rekord botëror nëse bëhej transferimi. Venger e di se duhet të fitojë më në fund titullin kampion, që mungon prej vitit 2004. Për këtë arsye udhëtoi për në Francë, në krah të njërit prej bosëve të klubit, Ivan Gazidhis. Besohet se Arsenali mund t’ia mbushë mendjen 18-vjeçarit, se do të jetë titullar dhe se do të luajë si qendërsulmues, diçka Reali nuk mund ta garantojë.
Sfidanti.al