Interesi për “El Clasicon” e së dielës mes Barcelonës dhe Real Madridit ka arritur nivele rekord, duke bërë që biletat të zhduken brenda pak orësh dhe çmimet të rriten ndjeshëm. Sfida që do të zhvillohet në “Camp Nou” pritet të jetë vendimtare për fatin e titullit në La Liga. Katalanasit mund të shpallen kampionë matematikisht nëse arrijnë të sigurojnë të paktën një pikë ndaj rivalëve të përjetshëm. Sipas raportimeve, që prej fillimit të javës të gjitha biletat standarde janë shitur plot gjashtë ditë para ndeshjes. Aktualisht, në dispozicion kanë mbetur vetëm paketat VIP dhe VIP Premium, të cilat kapin shifra marramendëse. Biletat Premium variojnë rreth 2,500 euro, ndërsa paketat VIP Premium arrijnë deri në 2,750 euro.
sfidanti.al

