F1, frika e Christian Horner: Mund të mos rivalizojmë si duhet në 3 garat e radhës

Garat në Kanada, Azerbajxhan dhe Austri do të jenë problematike për Red Bull. Është vetë Christian Horner ai që ka shfaqur këtë frikë në një botëror ku Ferrari dhe Mercedes duket se e kanë vendosur hegjemoninë e tyre. ‘Në Montreal, Baku dhe Austri na presin sfidat më të mëdha të këtij sezoni-deklaroi Horner-Nëse do të dalim mirë në këto gara, në pjesën e dytë të Botërorit do të jemi më të fortë’.  Kur janë zhvilluar 6 gara në këtë sezon, Red Bull është në vendin e tretë në renditjen për konstruktorë, ndërkohë që për pilotë, Daniel Ricciardo e Max Verstappen janë respektivisht në vendin e 5 dhe të 6, ndërkohë që 4 vendet e para janë pushtuar nga pilotët e Ferrarit e Mercedes.

sfidanti.al