Egnatia kampione.. ndihmon të “varfërit” me pikë

Hajde Egnatia, hajde ! Kjo foto që po botojmë është simbolike për të dëshmuar se Egnatia është dorëzuar , madje e ulur në gjunjë! Nga kampionia e dyfishtë e vendit,  tek “tradhëtia e trefishtë” e tri ndeshjeve të fundit te Superligës! Iu dorëzua edhe Vorës dhe vendosi “drejtësi” mes hallexhinjve të klasifikimit,  pasi më parë e kishte lëshuar veten pa teklif edhe  me Flamurtarin e me Tiranën.

Ç‘ndodhi me Egnatian? Pse nuk i la fare lezet gares te ketij kampionati? Qyshkur trajneri Tetova deklaroi pa dorashka “ se nuk na lënë të dalim prapë kampion”, tamam sikur doli djalli nga shishja. Ekipi u dënua kolektivisht pas rebelimit spekatkolar para syve të  presidentit Duka . Trajneri Tetova u hodh dy herë në shtiza: u dënua 6 muaj nga  Disiplina  ose ‘‘vrasësi me pagesë” dhe “qershia mbi torte” kur e shkarkuan nga stoli i Egantias  pa pritur fundin e sezonit. Trajneri iku, por  futbollistët e tij e vazhduan protestën në një stil tjetër, si një lloj Robin Hudi, duke ndihmuar të varfërit me pikë…

Sfidanti.al