Ju kujtohet shprehja “kodra pas bregut” ! Duket sikur ka rilindur këto ditë për shkak të një penalltie të gjuajtur në ..hava! . Fjala është për sulmuesin e Dinamos, Devi Bregu, një ndër personazhet më argëtues të kampionatit, por që po tradheton tek pika e bardhë e penalltisë, tamam kur gjuan kundër Tiranës. Topi nuk i bindet, madje shkon aq lart, sa duket sikur i takon një sporti tjetër…
Ç‘ishte ajo që na panë sytë ! Bregu gjuan penallti dhe topi shkon tek “kodra pas bregut”. E humbi penalltinë pak kohë më parë dhe besimtarët e tij thanë se kjo i ndodhur edhe mjeshtrave të mëdhenj. Po si bëhet kur humbet, madje e përhumbet edhe penalltinë e dytë ndaj Tiranës. Pyetja bëhet e pashpirt: po i dhimbset Tirana më shumë se sa vetja e vet…
Sfidanti.al

