Vite më parë, në futbollin botëror dëgjohej një shprehje : “ Një botëror nuk mund të bëhet pa Brazilin sepse humbet bukurinë. Një botëror nuk mund të bëhet pa Germaninë se humbet peshën. Një botëror nuk mund të bëhet pa Italinë sepse humbet…kripën dhe sheqerin !” U bënë 12 vite që bota është futur në “dietë” , botëroret luhen pa Italinë, sa në vendin apenin thuhet se po rriten fëmijët dhe “mamma mia”… s’po shohin dot Italinë në mes më të mirëve të globit…
Të gjithë fajësohen në Itali, por njëri është me meritë më i akuzuari; presidenti i federatës italiane, Gravina. Këto ditë, mund të gjesh Italian pa konsumuar pasta ose pica, por nuk gjen dot një tifoz futbolli që të mos telendisë Gravinën. Nuk e mbani mend “plakun” Gravina? Mbetet fytyre e njohur edhe ne Tirane. Më e bukura është se ky Gravina, mirë që mori në qafë Italinë, duke thënë se Italia e futbollit është në rrugë të mbarë, po me rrugen tone ç‘pati ! Sa herë vinte në Tiranë, sidomos herën e fundit, e çoi steken me lart , duke deklaruar se futbolli shqiptar është ne rritje dhe trofeu i tij mbetet padyshim…presidenti Duka.!
Sfidanti.al

