Trajneri i Kosovës, Franco Foda, është shprehur i kënaqur pas fitores së rëndësishme ndaj Sllovakisë, duke theksuar se ekipi i tij e ka merituar plotësisht rezultatin.
“Luajtëm mirë gjatë 90 minutave, sonte e merituam fitoren”, u shpreh Foda pas ndeshjes, duke vlerësuar paraqitjen e futbollistëve në këtë përballje vendimtare.Ai shtoi se skuadra do ta shijojë suksesin, por fokusin do ta kthejë shpejt te sfida e radhës.
“Do të festojmë sonte, ndërsa nga nesër do të fillojmë përgatitjet për ndeshjen finale me Turqinë”, theksoi trajneri.

