Silvinjo nuk pranon kritika për zgjedhjet

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, deklaroi se ishte krenar për ekipin dhe nuk ka pranuar kritika as për zgjedhjet e tij.

“Unë jam shumë i trishtuar brenda, kam qenë kështu edhe si lojtar, nuk dua të humbas. Pastaj është lojë futbolli, mund të ndodhë gjithçka, kemi bërë ndeshjen tonë. Të mbërrish në një fushë të rëndësishme dhe të luash si i barabartë ndaj një ekipi të rëndësishëm si i tyre… Mua më ka dhënë kënaqësi në fushë, pastaj fitohet, humbet… nuk është problem. E rëndësishme është të vish këtu dhe të luash i si barabartë me këtë skuadër, krenar për djemtë. Futbolli është rezultat, jam i trishtuar brenda meje, por është jeta, është futbolli.

Ne kemi bërë ndeshjen tonë, unë nuk vë baste, nuk bëj, nuk duhet. Punohet bashkë tre ditë, bëhet video, ndiqen lojtarët dhe bëhen gati. Jam i lumtur me lojtarët në fushë, shënuam, kishim mundësinë të bënim gol. Pas ndërrimeve, ndoshta dy minuta më vonë kishim mundësi tjetër, ky është futbolli. Këta dy lojatrë që na shënuan, nëse kthehesh katër vite më parë, në ndeshjen e fundit të Polonisë ndaj Suedisë, ishte e njëjta, katër vite më parë.
Shihe se kush kanë shënuar, kush janë, ku luajnë? Shënon Levandovski e Zielinski, janë të mëdhenj. Ne si skuadër, si komb, kemi luajtur si të barabartë me ta, çfarë mund të them? Krenar për të gjithë lojtarët, kanë djersitur. Kemi bërë një pjesë të dytë shumë të mirë, të dytën më pak, por kishim mundësinë të mbyllnim ndeshjen, është lojë, është futbolli.

Pse Pilo? Sepse skuadra kundërshtare është shumë e fortë. Është një skuadër që luan lehtësisht në Europian e Botëror, ishin 60 mijë njerëz, janë gati, e kanë detyrim. Kemi ardhur këtu. Bëhet ndeshje e barabartë, u fitua ndeshja e parë, jam i kënaqur për skuadrën e lojtarët. Tre vite më parë, askush nuk mund të thoshte që kjo skuadër mund të shkonte në Europian e play off të Botërorit… Unë jam krenar për të gjithë, është një rrugëtim që duhet ndjekur, nuk është e thjeshtë, kemi punuar shumë, është rrugëtim dhe duhet durim.

sfidanti.al